“Ronaldo po e dëshmon veten se është një profesionist i madh”
Andrea Barzagli e ka cilësuar Cristiano Ronaldon një profesionist të madh për qëndrimin e tij rreth asaj që po ndodhë jashtë fushës së futbollit.
Sport
Mbrojtësi i Juventusit duke folur për ‘Sky Sport Italia’, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.
“Ai është i qetë. Sigurisht që ai nuk është duke kaluar momentet më të mira jashtë fushës, por ai po dëshmon veten se është një profesionist i madh”, ka deklaruar Barzagli, përcjell ‘lajmi.net’.
“Kundër Udineses, ai shënoi një nga golat e tij. Ai është një nga më të mëdhenjtë dhe këtë po e tregon në fushë”.
“Shpresojmë se ai mund të sjellë një pjesë të rezultateve që ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij, të cilën fatkeqësisht ne ende nuk e kemi shijuar”./Lajmi.net/