Ronaldo ka një motiv shtesë për t’i shënuar Bolognas

Futbolli i ligave rikthehet këtë fundjavë.

Sport

18/10/2019 16:49

Të shtunën, Juventus në shtëpi pret Bolognan, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A.

Juventus në këtë ndeshje hyn pas fitores 1:2 në udhëtim te Inter, gjë e cila i mundësoi kreun në kampionatin italian.

Ndaj Bolognas, Ronaldo ka një motiv shtesë për të shënuar.

Ka 112 klube ndaj të cilave ka shënuar Ronaldo në karrierën e tij. Mes tre, nuk janë tre kundërshtarët e ardhshëm të Juventusit, si Bologna, Lokomotiva e Moskës dhe Lecce.

Një arsye për Ronaldon, që do të ndikonte në motivim për të rritur numrin e ‘viktimave’ të tij./Lajmi.net/