‘Ronaldo është si Michael Jordan’
Trajneri i Elches, Fran Escriba ka krahasuar lojtarin më të mirë të botës, Ronaldon me legjendën e NBA-s, Michael Jordanin.
Sport
Ronaldo shënoi katër gola në fitoren e Realit 5-1 kundër Elches. Si duket, kjo ndeshja ka qenë ‘shtysë’ që trajneri Fran Escriba, të thotë se Ronaldo është sikurse Michael Jordan.
“Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm me aftësi të mahnitshme për të shënuar gol”.
“Ai është sikurse Michael Jordan në kohën e tij më të mirë, kur shënontë nga 50 pikë për çdo natë”.
“Ai i fitoi dy penallti, që do të thotë se nuk ka nevojë për ndihmë nga askush. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Ne nuk arritëm të marrim diçka në këtë takim apo kundër Barcelonës”, përfundoi trajneri i Elches.