Ronaldo barazon rekordin e golave në Serie A

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Gabriel Batistuta dhe Fabio Quagliarella.

Sport

22/02/2020 19:21

Ronaldo arriti të gjente rrugën e golit edhe në ndeshjen kundër SPAL, të cilën Juventus është duke e luajtur momentalisht.

Me këtë gol, Cristiano arrin të regjistrohet në listën e realizatorëve në 11 ndeshje radhazi në Serie A, përcjell lajmi.net.

Kështu, portugezi barazon rekordin e vendosur nga Batistuta e Quagliarella.

CR7 mund të vendos një rekord i vetëm, nëse shënon kundër skuadrës së Inter, në xhiron e ardhshme.

Kujtojmë se në këto 11 ndeshje ku ka gjetur golin, Ronaldo numëron 15 gola në total. /Lajmi.net/