Rona Nishliu reagon për sulmin ndaj gruas rome: Ky është turpi

Rona Nishliu ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas sulmit të dytë që iu bë gruas rome.

ShowBiz

31/05/2019 19:35

Një grua rome ditë më parë u linçua nën akuza të rrejshme dhe u sulmua në Lipjan nga disa qytetarë, shkruan lajmi.net.

Por, i njëjti veprim është përsëritur edhe gjatë ditës së sotme në Ferizaj, gjë që nxiti reagime të shumta.

Këngëtarja Rona Nishliu, përmes një positmi në Instagram, ka reaguar ashpër duke u shprehur se i vjen shumë keq që ajo grua ishte pre e dhunës.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I RONËS, PA NDËRHYRJE:

“Ky është turpi! Për ty e dashun grua, më vjen shumë keq që ishe pre e dhunës, agresivitetit dhe rrenës. Më beso, po më dhemb çdo pjesë e trupit ku të goditën ty ? e shpirti po më lëngon edhe ma fort. A thu nuk ka siguri ma me ecë në rrugët tona se del ndoj medium thjesht për biznes dhe merr në qafë njerëz të pafajshëm? Kaq të këqijë jemi bë veç 20 vjet pas maltretimeve të kobshme që kemi përjetu?
E ti o djali mendjelehtë, negativ deri në palcë e dhunues, pash zotin si po ndihesh??? Nuk e di a je i ri a fëmijë, por burrë s’ke me u ba kurrë. TURP PËR TY E TURP PËR NE ? MARRE”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/ByIm74-FDZ3/