Prenkaj: Anëtarësimi në KiE do t’i hapte rrugë Kosovës për rikthimin në arenën ndërkombëtare

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, duke folur për sigurinë, tha se situata dhe mënyra se si Kosova përballet me kërcënimet e jashtme, janë ndër faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare. Duke folur për politikën e jashtme dhe perspektivën evropiane të Kosovës, Prenkaj për Klan Kosovën theksoi se aspekti i sigurisë…

Lajme

13/09/2026 19:40

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, duke folur për sigurinë, tha se situata dhe mënyra se si Kosova përballet me kërcënimet e jashtme, janë ndër faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare.

Duke folur për politikën e jashtme dhe perspektivën evropiane të Kosovës, Prenkaj për Klan Kosovën theksoi se aspekti i sigurisë mbetet një çështje e rëndësishme për shtetin.

“Aspekti i sigurisë, të cilën Kosova në çdo moment e sfidon, pra siguria e saj ose siguria i sfidohet nga një shtet tjetër. Stabiliteti ekonomik. Të gjitha këto janë elemente të cilat Kosovës i bëjnë shumë dëm në këtë aspekt”, deklaroi ai.

Në këtë kuadër, Prenkaj ishte kritik edhe ndaj mënyrës se si po zhvillohet politika e jashtme e Kosovës.

Ndërkaq, për Prenkajn, Kosova duhet të rikthejë besueshmërinë në marrëdhëniet me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Një nga prioritetet kryesore për Kosovën është për momentin anëtarësimi në Këshillin e Evropës, e cila do t’i hapte rrugë Kosovës dhe kredibilitet Kosovës që të kthehet në arenën ndërkombëtare”, tha ai.