Romeo Veshaj për Heidin: Falë Big Brother kam një super vajzë në krahë

Prezantuesi i njohur, Romeo Veshaj, ka bërë daljen e tij të parë televizive pas Big Brother VIP Albania 3. Me të mbaruar spektakli, ai në një formë u ‘zhduk’ dhe nuk ka qenë i pranishëm në asnjë studio. Pas dy muajsh, ish-konkurrenti u shfaq në ‘Top Arena’, ku ka folur për herë të parë për…

ShowBiz

08/07/2024 18:51

Prezantuesi i njohur, Romeo Veshaj, ka bërë daljen e tij të parë televizive pas Big Brother VIP Albania 3.

Me të mbaruar spektakli, ai në një formë u ‘zhduk’ dhe nuk ka qenë i pranishëm në asnjë studio.

Pas dy muajsh, ish-konkurrenti u shfaq në ‘Top Arena’, ku ka folur për herë të parë për këtë.

Ai thekson se për të ka qenë e vështirë, por që brenda është munduar të mos ofendojë njeri e të mos i bie askujt në qafë.

“Përveç vetes, përfaqësoje pak edhe televizionin dhe ti je i gjykuar për këtë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Ed Manushi.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë realisht, jam munduar që ta përfaqësojë denjësisht televizionin, jam munduar të mos ofendoj njeri, jam munduar të mos fyej njeri, mos t’i bie askujt në qafë, unë të paktën dhe shpresoj t’ia kam dalë”, u shpreh ai.

Romeo veç tjerash thotë se është i lumtur pasi në këtë format ka krijuar edhe një lidhje me modelen, Heidi Baci.

“Ka pasur ato momentet e bukura të cilat unë i kam cituar edhe brenda shtëpisë, falë atij emisioni unë sot kam një super vajzë në krahë”, thekson Veshaj./Telegrafi