Përparim Gruda akuzon Armend Mujën se gënjeu publikisht për analizat e qumështit Vita: Në një vend normal kish shku në burg
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, tha se Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka gënjy një javë për analizat e qumështit Vita. “Ministri i Bujqësisë del e gënjen publikisht për analizat e një prodhuesi vendor, pse gënjen ky pse guxon me gënjye ky?, sepse është i…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, tha se Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka gënjy një javë për analizat e qumështit Vita.
“Ministri i Bujqësisë del e gënjen publikisht për analizat e një prodhuesi vendor, pse gënjen ky pse guxon me gënjye ky?, sepse është i bindur që është përmbysë rendi kushtetues dhe nuk ka përgjegjësi”, tha Gruda në Pressing.
Sipas tij, në një shtet tjetër, “Ai nuk kish guxu me flejt natën…Një jave ditë ka rrejt për do analiza”, tha Gruda.
Kjo ndodhë në vendin tonë, sipas Grudës, sepse “e ka dëgju shefin e vet që thotë nuk vij në prokurori…”.