Romano: Barcelona nuk ka interesim për Aubameyangun
Barcelona mesa duket nuk është e interesuar për shkëmbimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang me mesfushorin Philippe Coutinho.
Sport
Ka pasur raportime që dy lojtarët mund të shkëmbehen para afatit veror, por mesa duket nuk do ndodh, transmeton lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se gaboni nuk është ‘shënjestër’ për katalunasit.
“Barcelona nuk ka interesim për Pierre-Emerick Aubameyang, nuk është shënjestër për Barcelonën, nuk ka shkëmbim me Philippe Coutinho”, shkroi ai.
Barcelona have no interest in Pierre Aubameyang, confirmed – he’s not even a target for Barça, no swap deal with Philippe Coutinho. ?? #FCB #AFC https://t.co/ifRMlq7Pkk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 17, 2021
Ndërkohë, e ardhmja e Coutinhos mbetet në dyshime, pasi nuk ishte i ftuar për takimin e fundit ndaj Real Sociedadit./Lajmi.net/