Roma zyrtarizon talentin francez William Bianda

Roma ka arritur të kompletojë transferimin e William Bianda nga Lens.

Sport

28/06/2018 20:03

18 vjeçari francez i është bashkuar skuadrës italiane Roma.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Romës, ku i urojnë mirëseardhje 18 vjeçarit nga Franca.

Bianda debutimin në futbolli profesional e ka regjistruar te Lens sezonin e kaluar, ku ka regjistruar pesë paraqitje.

Ai po ashtu është pjesë edhe e Francës U18./Lajmi.net/