Roma feston kundër Chievos
Roma shënoi fitore 2:0 në udhëtim te Chievo, në duelin e xhiros së 29’të në Serie A. Giallorossët morën pikë të plota që i bëjnë të ndihen më komod në pozitën e dytë pasi kanë gjashtë pikë më tepër se Napoli që të dielën takohet me Fiorentinën. Gervinho e kaloi Romën në epërsi me golin…
Sport
Roma shënoi fitore 2:0 në udhëtim te Chievo, në duelin e xhiros së 29’të në Serie A.
Giallorossët morën pikë të plota që i bëjnë të ndihen më komod në pozitën e dytë pasi kanë gjashtë pikë më tepër se Napoli që të dielën takohet me Fiorentinën.
Gervinho e kaloi Romën në epërsi me golin e tij të minutën e 17’të, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi italian Mattia Destro e dyfishoi avantazhin e mysafirëve, duke e vendosur ekipin e trajnerit Rudi Garcia në pozitë ideale për të shënuar fitore.
Në vazhdim nuk pati më gola pasi vendasit nuk arritën të kundërpërgjigjen edhe për shkak të paraqitjes fantastike nga portieri i Romës, Morgan De Sanctis.
Roma ka 64 pikë, 11 pikë më pak se lideri Juventus që të dielën mbrëma takohet me Catanian.