Rodrygo për Modric: Pas finales i tha Salahut “provo përsëri ta fitosh Champions Leaguen”

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, shpalos një moment interesant pas finales së Champions League ndaj Liverpool.

Sport

17/06/2022 14:44

“Los Blancos” e fituan ndeshjen 1-0, falë golit të Vinicius Junior dhe kësisoj u shpallën kampionë të këtij kompeticioni për herë të 14.

Gjithsesi, përtej kësaj lavdie, braziliani tregon një episod interesant në mes të Luka Modric dhe Mohamed Salah, transmeton lajmi.net.

“Kam një anekdotë interesante. Pasi mbaroi finalja, Salah kaloi pranë meje dhe Modric. Ky i fundit iu afrua dhe i tha “provo përsëri ta fitosh Champions Leaguen”, tha ndër të tjera lojtari.

Mendohet se ky reagim i kroatit ndodhi pas komenteve pompoze të egjiptianit para ndeshjes se do të hakmerrej ndaj “Los Blancos” për humbjen e shkaktuar katër vite më parë.

Në shenjë revanshi ndaj këtyre fjalëve, mesfushori kroat, me ironi, ia bëri të qartë se dështoi sërish në triumfin ndaj Realit. /Lajmi.net/