Roberto afër rinovimit me Barcën – pritet vetëm finalizimi i detajeve
Sergi Roberto nuk do të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona.
Sport
Mesfushori i Barcelonës, Sergi Roberto, i cili në skuadrën A erdhi nga akademia e klubit, pritet të rinovojë kontratën e tij me ‘Blaugranat’.
Sergi Robeto do të vë firmën e tij për një kontratë 12 muajshe, përcjell lajmi.net.
30 vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, por duket se nuk do të largohet si i lirë.
Barcelona dhe Sergi Roberto janë duke punuar për të finalizuar detajet e fundit të kontratës. /Lajmi.net/