Robert Berisha pas votimit në raundin e dytë: Shpresoj që s’na vjen puna për herë të tretë

Këngëtari Robert Berisha është një nga personazhet e njohur publikë që ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës. I shoqëruar nga vajza e tij, Rene, Roberti pohoi se ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që po mbahen sot në 18 komuna. “Po! Është hera e dytë që po vij me votu, shpresoj…

ShowBiz

09/11/2025 17:59

Këngëtari Robert Berisha është një nga personazhet e njohur publikë që ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës.

I shoqëruar nga vajza e tij, Rene, Roberti pohoi se ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që po mbahen sot në 18 komuna.

“Po! Është hera e dytë që po vij me votu, shpresoj që s’bohet e treta, s’na vjen puna më”, tha ai gjatë një prononcimi për televizionin RTV Dukagjini.

Ai shtoi gjithashtu se procesi i votimit shkoi shumë shpejt, ndërsa u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të ndjekin shembullin e tij.

“Kulturë është duhet me votu, unë votoj edhe në Amerikë edhe këtu, edhe amerikanët të bëjnë problem ti nëse nuk voton. Nëse shkon me nxjerr një dokument, një pasaportë, krejt në sistem ju del që s’ke dalë me votu”, pohoi këngëtari.

Tutje, ndër të tjera, Roberti theksoi se një nga problemet më të mëdha në Prishtinë mbetet çështja e trafikut, por u shpreh optimist për të ardhmen.