Robben kritikon Man Utd-in

Arjen Robben ka kritikuar qasjen defanzive të Manchester Unitedit në barazimin e tyre 1:1 në Old Trafford në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, duke i krahasuar me sportin e hendbollit. “Nuk ishte lehtë, kundërshtari ynë nuk lejojnë fare hapësira. Ne deshëm të luajmë futboll por ata u munduan të na parandalojnë. Anglezët luanin…

Sport

02/04/2014 13:23

Arjen Robben ka kritikuar qasjen defanzive të Manchester Unitedit në barazimin e tyre 1:1 në Old Trafford në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, duke i krahasuar me sportin e hendbollit.

“Nuk ishte lehtë, kundërshtari ynë nuk lejojnë fare hapësira. Ne deshëm të luajmë futboll por ata u munduan të na parandalojnë. Anglezët luanin në kundërsulme dhe në mënyrë shumë defanzive, ishte pothuajse hendboll”, deklaroi Robben për mediet gjermane.

“Por, kur jeni në disavantazh prej një goli, në fund ju duhet të kënaqeni edhe me një barazim. 1:1 është rezultat shumë i mirë që mund ta marrim në shtëpi me ne dhe të përfundojmë punën javën e ardhshme”.

Bayern ka epërsinë e golit si mysafir para duelit të kthimit në Allianz Arena.