Rivaldo zbulon ‘çmendurinë’: Kurrë nuk do e refuzoja Realin shkaku i Barcelonës, por nuk ndodhi

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka folur lidhur me jetën që ka pasur të klubi katalunas dhe kohën kur ishte afër kalimit të rivali i përbetuar, Real Madrid.

Sport

22/12/2020 20:30

Braziliani kërkohej nga Real Madridi, por transferimi dështoi në momentet e fundit, transmeton lajmi.net.

Por, Rivaldo ka zbuluar se ishte i hapur për kalimin të “Los Blancos”, vetëm për të luajtur pranë Ronaldo Nazarios (Fenomeni).

“Nëse do isha partner me Ronaldon të Real Madridi do ishim të pandalshëm. E kemi treguar këtë lidhje të Brazili dhe të përmirësonim në klub do na bënte më të fortë”.

“Mbrojtësit do frikësoheshin nga ne, nuk ka rëndësi për cilën skuadër do luanim. Verën që Ronaldo nënshkroi për Real Madridin dhe se të ‘bardhtë’ ishin të interesuar për mua, nëse do ia dilnim të bashkoheshim do ishte e mrekullueshme”.

“Asnjëherë nuk do refuzoja Real Madridin vetëm sepse kam luajtur për Barcelonën, pavarësisht çfarë lidhje të mirë kam pasur dhe gjithmonë do jetë klubi im në Evropë. Nëse do nënshkruaja për Realin, do ndodhte si çështja e Figos, por në fund nuk ndodhi”, zbuloi ai.

Rivaldo për një kohë të gjatë shkëlqeu me katalunasit dhe është në listën e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave./Lajmi.net/