Rita pa shtëpi

Edhe pse në mënyrë konstante sillet përreth botës, Rita Ora është ende pa shtëpi. Këngëtarja shqiptare ka qëndruar në Glasgow dje, për ta lansuar emisionin ‘Radio 1’s Big Weekend’, i cili do të nis në muajin maj. Aty, këngëtarja me nënshtetësi britanike ka zbuluar se komshinjtë e kishin detyruar të largohej nga apartamenti i saj.…

ShowBiz

31/01/2014 15:03

Edhe pse në mënyrë konstante sillet përreth botës, Rita Ora është ende pa shtëpi. Këngëtarja shqiptare ka qëndruar në Glasgow dje, për ta lansuar emisionin ‘Radio 1’s Big Weekend’, i cili do të nis në muajin maj.

Aty, këngëtarja me nënshtetësi britanike ka zbuluar se komshinjtë e kishin detyruar të largohej nga apartamenti i saj.

“Doni të doni diçka ‘funny? Unë jam pa shtëpi aktualisht. Mu desh të largohesha nga banesa, sepse komshinjtë nuk më donin dhe aq”, ka thënë Rita.

– “Unë isha duke e regjistruar albumin tim atje, e cila nuk është një ide gjithaq e mirë. Ishte një histori të shkurtër dhe e kaluar, tash unë jetoj në apartamentin e motrës sime”, vazhdoi ajo.

Ajo thotë se ndihet mjaft e lumtur me lidhjen që ka me DJ Calvin Harris, ndërsa tregoi se do të punojë me fituesin e Grammy, Macklemore, për albumin e saj të dytë.