Riquelme: Messi do të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe do të rikthehet në Barcelonë

Ikona argjentinase, Juan Roman Riquelme ka dhënë një parashikim të "guximshëm", duke theksuar se Messi do të pensionohet tek Barcelona para se ti varë këpucët e tij.

Sport

03/09/2021 17:24

Fituesi i gjashtë herë Topit të Artë i ndërpreu lidhjet me Barçën këtë verë pasi pa vështirësi financiare në Camp Nou, që e bëri të pamundur që ai të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin që shpenzoi rreth dy dekada.

Messi tani po bën një fillim të ri në Francë, si pjesë e një skuadre tjetër të mbushur me yje, dhe Riquelme mund të shohë një bashkatdhetarin e tij të fitojë gjëra të mëdha tek Parisi dhe të rikthehet sërish në Barcelonë.

“Shpresoj që Messi të shijojë Parisin. Nuk e di nëse është e çuditshme, por të gjithë jemi të ngazëllyer që e shohim atë duke shijuar lojën me [Kylian] Mbappe dhe Neymar.

“Nëse ata nuk e fitojnë Ligën e Kampionëve tani, ata nuk do ta fitojnë kurrë atë”, është shprehur Riquelme.

“Unë mendoj se Messi do të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG dhe do të pensionohet në Barcelonë”, ka përfunduar legjenda argjentinase.

Pasi dështoi rinovimi me Barcelonën, PSG intervenoi menjëherë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, duke i ofruar kontratë dy-vjeçare me një pagë stratosferike prej 35 milion eurove për vit.

Messi do të jetë 36 vjeç kur kjo marrëveshje të përfundojë, aq sa është rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo tani, dhe mbetet të shihet nëse pas kësaj kohe Messi do të bëj të njëjtën sikur rivali i tij, duke u kthyer aty ku e mori famën si futbollist. /Lajmi.net