Numërimi në QKN: Tahiri rrit diferencën me Pecin

Sot në mëngjes janë rikonfirmuar votat për kryetar të Mitrovicës, si dhe janë numëruar votat për asamblenë komunale. Nga ky rezultat Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë 47.91% ose 15,393 vota. Kurse, kundërkandidati i tij, Faton Peci nga Partia Guxo, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë 47.78% ose…

Lajme

18/10/2025 08:36

Sot në mëngjes janë rikonfirmuar votat për kryetar të Mitrovicës, si dhe janë numëruar votat për asamblenë komunale.

Nga ky rezultat Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë 47.91% ose 15,393 vota. Kurse, kundërkandidati i tij, Faton Peci nga Partia Guxo, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë 47.78% ose 15,353 vota.

Kjo e bënë që të dy kandidatët do të garojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve me 9 nëntor. Megjithatë, mbetet të shihet nëse votat e diasporës do të mund ta ndryshojnë rezultatin.

Ndërsa, Gëzim Plakolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 3.57% përqind ose 1,146 vota dhe Qazim Nimani i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 0.74% ose 238 vota. Këtij të fundit, qytetarët më shumë ia besuan votën si asambelistë, pasi mori 475 vota.

Edhe te asambleistët më së shumti që mori vota është Tahiri i PDK-së, me 12, 166 vota. Pas tij, Armend Begu i LVV-së me 6835 vota. /kp