Rikthehet Superliga e Kosovës, luhet ndeshja e mbetur Drita – Trepça ’89

Ndeshja e mbetur mes Dritës dhe Trepçës '89 do të luhet sot, në kuadër të Superligës së Kosovë.s

Sport

14/10/2020 09:48

Ky takim ishte shtyrë për shkak të angazhimit të Dritës në garat evropiane, teksa zhvillohet sot në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Vendasit shihet si favorit absolut. Skuadra e Ardian Nuhiut ka marrë pikë të plota nga dy ndeshjet e para.

‘Xehtarët’ kanë zhvilluar katër ndeshje dhe tubojnë gjashtë pikë. Ata kanë arritur rezultate të çuditshme pasi kanë mposhtur Prishtinën dhe Llapin, por kanë pësuar nga Arbëria dhe Besa e Pejës.

Takimi luhet nga ora 14:00. /Lajmi.net/