Rikthehen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri, krijohen kolona në Morinë
Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rikthyer ditën e sotme, pas një periudhe pesë mujore. Rikthimi i procedurës ka krijuar kolona automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ndërsa qytetarët shprehen se është i panevojshëm dhe kërkohet një procedurë më e unifikuar gjatë gjithë vitit. Policia Kufitare ka shtuar sportelet në…
Lajme
Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rikthyer ditën e sotme, pas një periudhe pesë mujore.
Rikthimi i procedurës ka krijuar kolona automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ndërsa qytetarët shprehen se është i panevojshëm dhe kërkohet një procedurë më e unifikuar gjatë gjithë vitit.
Policia Kufitare ka shtuar sportelet në pikën e kalimit të Morinit, për të shmangur radhët e gjata, shkruan Lapsi.al
Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, regjimi i kalimit kufitar ndryshon në varësi të periudhës së vitit. Kontrollet aplikohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor. Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kalimi kryhet pa kontrolle. Procedura e kalimit pa kontrolle, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.