Rey Manaj befason Koemanin, shënon tre gola ndaj Gimnastikit

 Barcelona sot ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve parasezonale në prag të fillimit të edicionit të ri garues 2021-22.

Sport

21/07/2021 21:24

Gjiganti katalanas u ballafaqua me skuadrën nga divizioni i dytë spanjoll Gimnastik ndan të cilës realizoi fitore të thellë prej 4-0, përcjellë KosovaPress.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Rey Manaj i cili realuzoi tre gola. Manaj realizoi fillimisht në minutën e 60′ pastaj edhe në të 86′ dhe 90′. Golin e tretë Manaj e realizoi nga penalltia.