Rennes 3:1 Arsenal, notat e lojtarëve

Rennes dhe Arsenal janë ndarë me rezultatin 3:1, në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së finales, në garat e Ligës së  Evropës.

Sport

07/03/2019 21:10

Arsenal pësoi humbje të papritur në udhëtim, pakëz edhe për fajin e qendër mbrojtësit Sokratis, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.

Golin e parë në këtë takim e realizoi sulmuesi anësor i Arsenal, Alex Iwobi, kur po luhej minuta e 4’, shkruan lajmi.net.

Rennes u kundërpërgjigjën me anë të Benjamin Bourigeadud i cili shënoi për të barazuar shifrat.

Monreal me një autogol dhe Ismaila Sarr u përkujdesën që të përmbysin londinezët dhe të vulosin rezultatin 3:1.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë takim, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/