Rënie e sistemit të policisë në Maqedoninë e Veriut, pezullohet përkohësisht hyrja e automjeteve

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një ndërprerje e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj. Si pasojë, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Aktualisht, po bëhet regjistrimi mekanik i hyrje-daljeve…

Lajme

12/07/2025 17:07

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një ndërprerje e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj. Si pasojë, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Aktualisht, po bëhet regjistrimi mekanik i hyrje-daljeve në kufi, ndërsa është rikthyer kontrolli i dyfishtë deri në rivendosjen e plotë të sistemit kufitar maqedonas.

Si rezultat, janë krijuar kolona të gjata automjetesh në territorin e RMV-së. Qendra ka bërë të ditur se qytetarët do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë./lajmi.net/