Rënie drastike e vlerës së Bitcoin, ja sa është vlera e valutës digjitale sot (Foto)

Kriptovalutat, tash e një kohë janë bërë shumë të famshme dhe njerëzit janë duke investuar shumë në to.

Auto & Tek

17/01/2018 16:08

Por, sigurisht që shumica nga njerëzit nuk janë të informuar në lidhje me to dhe nuk e dinë për natyrën e paqëndrueshme të këtyre kriptovalutave, transmeton lajmi.net

Kriptovaluta më e famshme tani për tani është “Bitcoin”, vlera e së cilës arriti në 20,000 dollarë duke bërë jehonë të madhe në gjithë botën.

Por, sot kjo kriptovalutë, ka vlerë prej 7,700 euro, ndërsa dje vlera e saj ishte 8,888 euro, duke pësuar rënie të madhe nga dhjetori i vitit 2017./Lajmi.net/