Reina konfirmon transferimin e Hysaj, flet edhe për Strakoshën

Portieri i Lazios, Pepe Reina ka folur në konferencë për shtyp lidhur me edicionin e ardhshëm.

Sport

12/07/2021 17:11

Reina konfirmoi arritjen e Elseid Hysaj që ende nuk është zyrtare, derisa foli edhe për lidhjet me portierin Thomas Strakosha, shkruan lajmi.net.

Reina tha se Hysaj do këtë një avantazh pasi ka punuar me Sarrin dhe do jetë një lojtar i duhur për skuadrën.

“Hysaj do këtë avantazhin sepse ka luajtur nën urdhrat e Sarrit, është lojtar i shpejtë, do ta vendos vetën në pozicionin e skuadrës”, tha ai.

Ndërkohë, ka pasur raportime që Strakosha dhe Reina kanë pasur disa herë përplasje në stërvitje, por spanjolli e cilësoi si vëlla shqiptarin.

“Unë dhe Strakosha e duam njëri-tjetrin, jemi të lidhur me miqësi, gjithmonë japim 100 për qind në fushë për të mirën e skuadrës, se kush luan i takon trajnerit të vendos”.

Ndërkohë, Lazio ende nuk ka vendosur për të ardhmen përfundimtare të Vedat Muriqit./Lajmi.net/