Refuzoi Shqipërinë, e pabesueshme çfarë ka ndodhur me Kabashin
Elvis Kabashi po kalon probleme të shumta edhe në Lega Pro.
Sport
Futbollisti, i cili para disa vitesh refuzoi Shqipërinë, aktualisht nuk po kalon një moment të mirë as në një nga ligat e ulëta të futbollit italian.
Para pak kohësh, ai shihej si talent me shumë të ardhme, por momentalisht është vetëm pjesë e Pontederas, një skuadër qëluan në Lega Pro.
Sipas “Tuttojuve”, Kabashi po kalon një situatë të vështirë në këtë klub. Kjo për shkak të një debati që ai ka pasur me trajnerin e ekipit.
Trajneri Indiani e ka lënë atë në stol në një ndeshje kundër Komos. U duk sikur çdo gjë u sheshua dhe nuk do të kishte asnjë problem për mesfushorin, por së fundmi është shfaqur sërish një tension i 22-vjeçarit kundrejt teknikut.