Reece James te Reali? Nuk është në planet e tij – “Do të doja që e ardhmja ime të jetë te Chelsea”

Mbrojtësi i Chelsea, Reece James ka bërë të ditur se do të dëshironte të vazhdonte qëndrimin në Londër.

Sport

13/07/2022 12:01

Lojtari ka thënë se është rritur si një tifoz i Chelsea dhe dëshira e tij do të ishte që të vazhdonte karrierën e tij aty.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka bërë të ditur se synimi i tij është të fitojë trofe me ‘Blutë’, përkundër se ka një interesim nga Real Madrid.

“Do të doja ta mendoja të ardhmen time këtu. Unë jam rritur si tifoz i Chelsea dhe kam bërë emrin tim duke luajtur për Chelsea, klubin që kam përkrahur gjithmonë, dhe nuk shoh arsye të ndryshoj diçka”, ka thënë Reece James, transmeton lajmi.net.

“Luaj për Chelsea dhe jam duke e shijuar. Unë dua të fitoj secilën garë dhe secilën ndeshje. Nuk ka arsye pse s’mund ta bëjmë këtë”, shtoi lojtari.

Reece James ka qenë i paprekshëm në krahun e djathtë në mbrojtjen e Chelsea, kurdo që ka qenë i aftë për lojë. /Lajmi.net/