Reali publikon listën e të ftuarve për ndeshjen çerekfinale të ‘Copa Del Rey’ – mungesa të shumta te madrilenët

Real Madridi do të luajë në çerekfinale të 'Copa Del Rey' si mysafir i Elches.

Sport

19/01/2022 15:11

Pas triumfit në Superkupën e Spanjës, madrilenët synojnë që këtë triumf ta vazhdojnë edhe në ‘Copa Del Rey’ apo siç njihet ndryshe Kupa e Mbretit.

Madrilenët do ta vizitojnë skuadrën e Elches për ta kërkuar kalimin në gjysmëfinale të kompeticionit.

‘Galaktikët’ tashmë kanë zbuluar listën e të ftuarve për këtë ballafaqim dhe do të kenë disa mungesa të mëdha për duelin e nesërm.

Courtois, Asensio, Mariano, Vallejo dhe Carvajal të gjithë do të jenë të padisponueshëm për sfidën e nesërme.

/Lajmi.net/