Reali luan ‘vetëm në pjesën e dytë’ – dyfish gola më shumë sesa në pjesët e para

Real Madrid po bën një sezon sa të mirë, aq edhe të dobët.

Sport

20/02/2022 09:14

‘Los Blancos’ janë liderët e La Liga, por kjo më shumë falë rezultateve të dobëta të kundërshtarëve sesa lojës së mirë të tyre.

Skuadra e Ancelotti u dominua në Champions League nga PSG dhe kishte një periudhë prej më shumë se 200 minuta pa shënuar gol në ndeshjet e fundit, para se mbrëmë të fitonte 3:0.

Një statistikë interesante vë në pah pjesët e para të dobëta të Realit, përcjell lajmi.net Ata kanë shënuar dyfish gola më shumë në pjesën e dytë, sesa në të parën, këtë sezon.

‘Los Blancos’ kanë realizuar 51 gola në total në La Liga. Vetëm 17 prej tyre janë shënuar në pjesën e parë, derisa 34 në pjesën e dytë.

Mbrëmë, ‘Mbretërit’ e mbyllën pjesën e parë pa gola, derisa në pjesën e dytë shënuan tri herë. /Lajmi.net/