Reali konfirmon lëndimin e Marcelos, ja sa do mungojë

Tjetër mungesë te skuadra e Real Madridit me mbrojtësin Marcelo që u lëndua në fitoren e djeshme ndaj Getafe.

Sport

10/02/2021 15:21

Braziliani pas një kohë mjaftë të gjatë bëri një super paraqitje, por ishte i pafat pasi pësoi lëndim, përcjellë lajmi.net.

Reali pas testimeve të bëra ka njoftuar se Marcelo ka probleme në muskuj.

“Pas testimeve mjekësore të bëra në lojtarin tonë, Marcelo, ai u diagnostikua me lëndim muskulor në këmbën e majtë”, është shkruar në komunikatë.

Koha për t’u shëruar nga ky lëndim, zakonisht është dy deri në tri javë./Lajmi.net/