Reali i fortë si Bayerni

Oliver Kahn beson se Real Madrid do të paraqet kërcënim për Bayern Munichun në rast se ballafaqohen në Ligën e Kampionëve. Gjiganti bavarez dhe nëntë herë fituesi i trofeut janë në mesin e katër ekipeve të kualifikuara në gjysmëfinale, së bashku me Chelsean dhe Atletico Madridin. Ish portieri i Bayernit, Kahn ka thënë se Bayern…

Sport

10/04/2014 16:21

Oliver Kahn beson se Real Madrid do të paraqet kërcënim për Bayern Munichun në rast se ballafaqohen në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti bavarez dhe nëntë herë fituesi i trofeut janë në mesin e katër ekipeve të kualifikuara në gjysmëfinale, së bashku me Chelsean dhe Atletico Madridin.

Ish portieri i Bayernit, Kahn ka thënë se Bayern duhet të jetë në nivel të detyrës dhe të pres duel të vështirë në rast se ndeshet me Realin.

“Chelsea është e vështirë, dhe Jose Mourinho është edhe më i rëndë. Atletico do të jetë shumë i vështirë gjithashtu”, deklaroi Kahn për televizionin gjerman ZDF.

“Personalisht do të më pëlqente një ballafaqim me Real Madridin. Ky është një ekip i fortë sa Bayerni, më i mirë se dy të tjerët”, u shpreh ai.

Shorti që do të përcaktojë dy çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet të premten.