Reali fiton gjithmonë pa Balen

Sa herë që Gareth Bale nuk luan, Real Madrid gjithmonë fiton. Kjo është statistika e ndeshjeve të deritashme të këtij sezoni sa herë që ylli uelllsian i ka munguar gjigantit spanjoll.

Sport

22/04/2015 12:36

Real Madrid deri më tani gjatë këtij sezoni ka zhvilluar shtatë ndeshje pa Gareth Balen.

Dhe, skuadra e Carlo Ancelottit ka fituar secilën prej tyre.

Los Blancos do të luajnë sërish pa uellsianin sonte në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ai do të mungojë për shkak të lëndimit.

Dhe, nëse bazohemi në trendin e këtij edicioni, atëherë mund të presim kualifikimin e Realit në gjysmëfinale.