‘Reali është nga një tjetër planet’

Trajneri i Rusisë,Fabio Capello beson se skuadra e Real Madridit nuk është nga ky planet, falë formës që është duke kaluar në kohët e fundit.

Sport

16/12/2014 11:29

Fabio Capello ka thënë se Real Madridi momental, është njëra ndër skuadrat më të mira në historinë e futbollit, duke thënë se ata janë në një nivel tjetër duke krahasuar me kundërshtarët.

“Skuadrat tjera nuk janë në nivel të njëjtë me Real Madridin. Reali është një makinë, ndërsa tjerët janë thjeshtë skuadra”.

“Ata janë skuadra me lojtarë të kualitetit të mirë, por nuk janë makinë si Reali”, tha Capello për Onda Cero.

“Real Madridi është nga një tjetër planet. Ndoshta, skuadra më e mirë e të gjitha kohërave”, përfundoi Capello.