Reali e do Sterlingun
Raheem Sterling ka refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës në Liverpool dhe Real Madrid është optimist për transferimin e tij në fund të këtij sezoni.
Sport
Tifozët e Liverpoolit kanë frikë. Raheem Sterling e ka refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës dhe tani është më afër se kurrë nga largimi nga klubi.
Dhe, ky është një lajm i mirë për Real Madridin dhe trajnerin Carlo Ancelotti që tashmë një kohë të gjatë raportohet se është i interesuar për reprezentuesin anglez.
Madje, sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Ancelotti është i gatshëm t’i fillojë kontaktet me “Reds”, në lidhje me transferimin e Sterlingut në Santiago Bernabeu, në janar, ose në fund të këtij sezoni.