Reali e do Pogban
Real Madridi është i interesuar për Paul Pogban. Mesfushori francez mund të largohet nga Juventusi gjatë verës dhe ai mund të transferohet në Real Madrid ose Paris Saint Germain.

Sport
Real Madridi ka shprehur interesim për Paul Pogban. Mesfushori francez po shkëlqen këtë sezon me Juventusin dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Torinos.
Sipas revistës franceze France Football, ndihmës trajneri aktual i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane e ka telefonuar Pogban dhe është munduar ta bind që ta sjell në Madrid, ndërsa më pas është dëgjuar edhe me trajnerin Antonio Conte, për të folur për situatën aktuale të lojtarit.
Për ish futbollistin e Manchester Unitedit, qe një kohë interesim ka shprehur edhe Paris Saint Germaini. Gjatë verës, përfaqësuesi francez mund të largohet nga Juventus Stadium.