Real Sociedad eliminon Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit

Real Sociedad ka bërë befasinë duke u eliminuar Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit.

Sport

19/01/2022 22:51

Vendasit triumfuan me rezultat komod 2 – 0, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Ishte i biri i Abedinit, Adnan Januzaj që i dha epërsinë Sociedadit duke shënuar me kokë pas një harkimi të Zaldua (33′).

Kur mendohej që Atletico do bëjë përmbysjen, Sociedad u sigurua herët që të mos ndodh një gjë e tillë, duke shënuar me anë të Sorloth (47′).

Kësisoj, Sociedad kualifikohet në çerekfinale, derisa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/