Real Madridi tashmë ka ofertë për Kroos

Real Madridi dëshiron të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Toni Kroos. Kroos që nga transferimi i tij nga Bayern Munich në vitin 2014 deri tani ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm për Real Madridin. Gjermani ka qenë një nga lojtarët kyç të sukseseve të fundit të ‘Mbretërve’ brenda dhe jashtë Spanjës, transmeton lajmi.net.…

Sport

04/11/2022 09:22

Real Madridi dëshiron të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Toni Kroos.

Kroos që nga transferimi i tij nga Bayern Munich në vitin 2014 deri tani ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm për Real Madridin.

Gjermani ka qenë një nga lojtarët kyç të sukseseve të fundit të ‘Mbretërve’ brenda dhe jashtë Spanjës, transmeton lajmi.net.

Kroos ka kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2023, por klubi duan ta zgjasin bashkëpunimin e tyre me lojtarin.

Në Real Madrid janë të kënaqur me paraqitjen e mësfushorit dhe tashmë kanë përgatitur ofertën e rinovimit për t’ia ofruar atë gjermanit.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano kontrata do të ishte edhe për një sezon.

Mesfushori nuk ka vendosur ende nëse dëshiron të vazhdojë të luajë futboll dhe pritet një përgjigje në muajt e parë të vitit 2023./Lajmi.net/