Real Madridi përgatit kontratën e re për Modric

Real Madridi është duke përgatitur ofertën e re për mesfushorin Luka Modric.

Sport

13/11/2020 20:30

Sipas AranchaMobile, “Los Blancos” do t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare kroatit, transmeton lajmi.net.

Për këtë kontratë është i hapur edhe 35-vjeçari që shpesh herë ka pranuar se shpreson të pensionohet në “Santiago Bernabeu”.

Modric pavarësisht moshës në disa raste ka qenë çelësi për skuadrën e Zinedine Zidane dhe kjo ka bindur klubin madrilen të përgatit kontratën e re.

Në rast se Modric nuk rinovon me “Mbretërit”, atëherë ekziston mundësia të kaloi në MLS, ngase kërkohet nga Inter Miami i David Beckhamit./Lajmi.net/