Real Madridi ka vendosur, Zidane do shkarkohet në fund të sezonit

Real Madridi mesa duket ka vendosur përfundimisht për të transferuar trajnerin Zinedine Zidane.

Sport

01/02/2021 16:04

Humbja e dy kupave, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, si dhe më shumë gjasa humbja e La Liga-s ka bërë që bordi i klubit para kohe të vendos për shkarkimin e teknikut francez, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, Zidane në edicionin e ardhshëm nuk do jetë në krye dhe e vetmja gjë që mund ta shpëtojë francezin thuhet se është trofeu i Ligës së Kampionëve.

Në rast që “Los Blancos” bëjnë befasinë dhe fitojnë trofeun me prestigjiozë në botë, atëherë Reali do i jap edhe një shans tjetër Zidanes.

Reali momentalisht është në 1/16 e Ligës së Kampionëve, ku do përballet me Atalantan.

Pasuesi i mundshëm thuhet se është trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann./Lajmi.net/