Real Madridi gati t’u ofrojë kontratë të re Kroosit dhe Modricit

Real Madridi është gati t’i ofrojë kontratë të re dyshes së mesfushës, Toni Kroos dhe Luka Modric. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Serr, mesfushorët bëjnë pjesë akoma në planet e klubit. Çështja që shqetëson më shumë është pikërisht ajo e gjermanit, pasi i njëjti nuk është i sigurt nëse do të vijojë…

Sport

03/11/2022 18:17

Real Madridi është gati t’i ofrojë kontratë të re dyshes së mesfushës, Toni Kroos dhe Luka Modric.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Serr, mesfushorët bëjnë pjesë akoma në planet e klubit.

Çështja që shqetëson më shumë është pikërisht ajo e gjermanit, pasi i njëjti nuk është i sigurt nëse do të vijojë të luajë.

Në anën tjetër, Modric nuk ka ndonjë mëdyshje, të paktën tani për tani, në lidhje me këtë situatë. /Lajmi.net/