Real Madridi ende s’ka pranuar oferta për yllin e skuadrës

Real Madridi ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për mesfushorin Isco.

Sport

20/12/2020 18:20

Spanjolli ka kaluar sezon të vështirë duke mos qenë titullarë dhe shkaku i minutazhës së ulët nuk është ftuar nga Kombëtarja e Spanjës, transmeton lajmi.net.

Isco dëshiron të jetë pjesëmarrës në Evropianin 2021, andaj qysh në janar shpreson t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.

Dy klubet angleze Everton dhe Arsenal janë duke e vëzhguar, por nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.

“Los Blancos” janë duke pritur se ndonjë skuadër të bëjë ndonjë propozim për lojtarin, që ka qenë titullarë në vetëm tri ndeshje këtë edicion.

Destinacioni më i mundshëm është të Arsenali, që synon ta përforcojë mesfushën sërish në janar./Lajmi.net/