Real Madridi do ta prezantojë transferimin e tretë të verës të martën
Real Madrid do të prezantojë mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras si përforcimin e ri të skuadrës ditën e martë, pasi ka arritur një marrëveshje me Benfican. 22-vjeçari, ish-lojtar i akademisë së Realit, ka pasur një marrëveshje personale me klubin prej disa javësh dhe ka qenë i vendosur të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’. Carreras ka kaluar nga…

Sport
Real Madrid do të prezantojë mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras si përforcimin e ri të skuadrës ditën e martë, pasi ka arritur një marrëveshje me Benfican.
22-vjeçari, ish-lojtar i akademisë së Realit, ka pasur një marrëveshje personale me klubin prej disa javësh dhe ka qenë i vendosur të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’.
Carreras ka kaluar nga akademia e La Fabrica dhe ajo e Atletico Madrid, përpara se të transferohej te Manchester United si adoleshent.
Pas huazimit, lëvizja u bë e përhershme verën e kaluar, dhe Carreras la përshtypje të forta si në kampionatin vendas ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Benfica do të përfitojë 50 milionë euro nga ky transferim, por shuma do të paguhet me këste, ndërsa mbrojtësi i majtë i ekipit të dytë të Real Madridit, Rafael Obrador, do të kalojë në drejtim të kundërt.
Sipas Cadena Cope, Carreras do të prezantohet zyrtarisht para mediave ditën e martë.
Ndërkohë, Cadena SER raporton se Carreras u bë zgjedhja konsensuale për ‘Los Blancos’, pasi presidenti Florentino Perez, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez dhe trajneri Xabi Alonso ishin të gjithë të bindur se ai ishte opsioni ideal për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Alternativa të tjera, si Alejandro Grimaldo, do të kishin kushtuar më pak, por përvoja e Carreras në sisteme me tre dhe katër mbrojtës, mosha e tij dhe paraqitjet e forta, bindën drejtuesit e Real Madrid për të investuar në të.