Real Madridi dështon të rikthehet në vendin e dytë, humb në udhëtim te Valencia
Real Madridi ka pësuar disfatë në udhëtim te Valencia, në takimin e vlefshëm për javën e 35-të në La Liga. “Mbretërit” u mposhtën 1:0 nga Valencia në stadiumin “Mestalla”, shkruan lajmi.net. Diego Lopez zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të në të mirë të vendasve. Los Blancos kishin iniciativën në minutat në vazhdim por duke mos…
Sport
Real Madridi ka pësuar disfatë në udhëtim te Valencia, në takimin e vlefshëm për javën e 35-të në La Liga.
“Mbretërit” u mposhtën 1:0 nga Valencia në stadiumin “Mestalla”, shkruan lajmi.net.
Diego Lopez zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të në të mirë të vendasve.
Los Blancos kishin iniciativën në minutat në vazhdim por duke mos arritur që të paktën ta shmangnin humbjen.
Ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit u ndërpre në minutën e 73-të për disa çaste.
Arsyeja e ndërprerjes ishin ofendimet në baza racore të tifozëve të Valencias në drejtim të futbollisti Vinicius Junior.
Vinicius u përjashtua me karton të kuq në minutën e gjashtë shtesë pasi goditi në fytyrë një lojtar kundërshtar gjatë një përplasje.
Real Madridi me këtë humbje mbetet në pozitënn e tretë me 71 pikë, një më pak se Atletico që zë vendin e dytë.
Valencia ngritet në pozitën e 13-të me 40 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/