Real Madrid vendos përfundimisht për Odriozolan

Real Madrid ka vendosur se çfarë të bëjë përfundimisht me mbrojtësin Alvaro Odriozola.

Sport

22/02/2022 12:04

Si çdo klub modern edhe “Los Blancos” janë mësuar me huazime, por shumica nuk kthehen më mbrapa, transmeton lajmi.net.

Por, kjo nuk do jetë çështja për Odriozolan, që u ble nga Real Soceidadi në vitin 2018 për 30 milionë euro.

Që nga 2018, Odriozola ka bërë 31 paraqitje, duke përfshirë dy huazime Bayern Munich dhe tani te Fiorentina.

Te skuadra italiane, spanjolli ka qenë impresionues, ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera që ka shtyrë skuadrën që të kërkojë ta blejë në fundin e këtij sezoni.

Por, sipas ‘Diario AS’, Real Madrid ka vendosur ta rikthejë në skuadër Odriozolan, shkaku që Dani Carvajal ka pasur lëndime të shpeshta.

Odriozola ka kontratë me Realin deri në vitin 2024 dhe Fiorentina nuk ka ndonjë opsion blerje./Lajmi.net/