Real Madrid triumfon në derbin ndaj Bilbaos

Real Madrid ka shënuar fitore 3:1 në derbin e vjetër të La Ligas ndaj Athletico Bilbaos.

Sport

15/12/2020 23:53

‘Los Blancos’, edhe pse me një lojtar më tepër në fushë, nuk e kaluan lehtë sfidën ndaj Bilbaos.

Mysafirët mbeten me një lojtar  më pak që nga minuta e 13’, kur me të kuq u ndëshkua Raul Garcia.

Në fund të pjesës së parë, Toni Kroos kaloi në epërsi 1:0 Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Ander Capa barazoi në 1:1, kur realizoi në minutën e 52’.

Për fitoren e Real Madrid u përkujdes Karim Benzema, me dy gola të shënuara.

Francezi shënoi në minutat 74’ dhe 92’./Lajmi.net/