Real Madrid përdor strategjinë e njëjtë për Haaland, si ajo që dështoi me Ronaldinhon para disa viteve

Prioriteti i Real Madridit këtë afat kalimtar veror është nënshkrimi i Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Sport

22/02/2022 14:40

Ata gjithashtu duan Erling Haaland të Borussia Dortmundit, por me një opsion ata duan që të qëndronte në Bundesliga edhe për një vit dhe më pas ta transferonin, transmeton lajmi.net.

Kjo sipas “Diario AS”, i cili vëren se Madridi duke marrë këtë qëndrim mund t’i hapë rrugën një rivali për të siguruar nënshkrimin përpara tyre.

Barcelona, ​​Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester City janë vlerësuar me interes serioz për norvegjezin.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë. Në verën e vitit 2003, Madridi dhe Barcelona po luftonin për të nënshkruar me Ronaldinhon nga Paris Saint-Germain.

Madridi kishte një marrëveshje me PSG-në, por donte që braziliani të qëndronte në “Parkun e Princave” për një sezon tjetër.

Ronaldinho donte të largohej atë verë dhe ja ku Barcelona hyri dhe e ‘vodhi’, derisa pjesa tjetër është histori.

Raportohet se Haaland ka vendosur të largohet, prandaj nuk dihet nëse do e pres Real Madridin edhe për një vit./Lajmi.net/