Real Madrid nuk gabon, merr pikët e plota ndaj Getafes

Pas dy golave të shënuar në pjesën e dytë, Real Madrid ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Getafes.

Sport

09/02/2021 22:49

Pjesa e parë mes dy ekipeve ishte shumë e qetë me vetëm një rast, mirëpo në pjesën e dytë Los Blancos shënuan dy herë, shkruan lajmi.net.

Goli i parë erdhi pas një asistimi të Vinicius Junior drejt Karim Benzema, ku ky i fundit shënoi në minutën e 60-të.

Pas shtatë minutave, Ferland Mendy dyfishoi rezultatin e ndeshjes, për t’i dhënë kështu edhe tre pikë të tjera klubit madrilien Real Madrid.

Me këtë fitore, Real Madrid ngritet në pozitën e dytë në La Liga me 46 pikë.

Barcelona me një ndeshje më pak është e dyta me 43 pikë, ndërsa kreun vazhdon ta mbajë Atletico Madrid me 51 pikë dhe dy ndeshje më pak./Lajmi.net/