Real Madrid nuk do bëjë ndryshime drastike në verë

Real Madrid nuk ka plane të bëjë ndryshime drastike në skuadër për afatin e ardhshëm veror.

Sport

21/02/2022 15:29

 

Disa nga futbollistët më të paguar në skuadër do largohen në verë, derisa Real Madrid ka qenë i lidhur me disa top yje që do t’i zëvendësojnë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, “Marca” raporton se “Los Blancos” nuk kanë plan të harxhojnë shumë para në transferime, në mënyrë që të kenë bilancin nga ana financiare.

Lideri momental i La Liga-s synon transferimin e Kylina Mbappe dhe do punojë edhe në prurjen e Erling Haaland, në rast që ky i fundit pranon të vijë si yll i dytë në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, lojtarët si Marcelo, Isco dhe Gareth Bale do largohen si agjentë të lirë, derisa Reali do mirëpres ofertat për lojtarët e tjerë si Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Luka Jovic dhe Dani ceballos.

Përpos kësaj, Real Madrid do jetë i hapur edhe për shitjen e Eden Hazard, por vetëm nëse belgu lëndohet sërish gjatë muajve të ardhshme./Lajmi.net