Real Madrid nis bisedimet me Lyon, një super yll drejt ‘Bernabeut’

Skuadra e Real Madrid duket se do të ketë një prej merkatove më aktive gjatë viteve të fundit.

Sport

24/05/2019 23:15

‘Los Blancos’ kanë pasur një sezon të dështuar, duke e mbyllur edicionin pa asnjë trofe të fituar, dhe me 19 pikë më pak sesa Barcelona.

Përveç fazës së sulmit ku vlen të përmendet emri i Eden Hazard nga ata që po kërkohen, ‘mbretërit’ duan të përforcohen edhe në repartet  tjera.

Real Madrid janë të vendosur që të afrojnë në Madrid edhe Ferland Mendy, i cili luan si mbrojtës i majtë, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Marcelo ka pasur një sezon me ‘turbulenca’ këtë vit, duke nxitur frikë në kampin e ‘Los Blancos’, të cilët tani po mendojnë ta zëvendësojnë.

Ferland Mendy do të mbush 24 vite në qershor, kurse Marcelo në anën tjetër do të prek moshën 30 vjeçare. /Lajmi.net/